Përmbaruesi ia mori shqiptarit nga Shkupi parcelën 470.000 euro, për borxh 30 mijë euro (Video)
Eroll Kadriu: Drejtësinë do ta kërkoj në gjykatë
Ndoshta po e hap derën e parcelës së tij për herë të fundit.
“Vlera do të ishte diku 2 milion e gjysmë euro. Tash duan të na lënë edhe pa pronë por edhe borxhlinj duke qenë pala tjetër borxhliu”, thotë Eroll Kadriu.
Kështu shprehet Eroll Kadriu i cili në vitin 2010 bleu tokë me vlerë 470 mijë euro, mori lejen e ndërtimit në Komunë Qendër, zgjodhi një kompani për ndërtim dhe filloi punën. Por atëherë i filluan problemet.
“Na erdhi një informatë se kjo kompani nuk ka licencë. Prej këtu filloi problemi më i madh. Ky komshiu na paraqiti në komunë sepse e ka pa se puna që punohet këtu nuk është punuar siç duhet dhe ka bërë një paraqitje në komunën Qendër. Komuna e ndali punën dhe prej aty u pa se këto nuk kanë pasur licencë”, thotë Kadriu.
Edhe pse, siç thotë, kjo kompani ka funksionuar pa licensë, Erollit i dorëzojnë fatura fiktive dhe nga borxhi total prej 2 milion denarëve çështja kalon në përmbarues dhe tani përveç së e i kanë ngelur borxhet, Erolli e ka humbur edhe parcelën që bleu 470 mijë euro.
“Në fund organizohet e gjithë puna që për ato 2 milion denarë, nxjerrët në licitacion parcela edhe pse gjitha “komunalitë” i kemi paguar dhe ka fillim të punimeve siç e patë edhe vetë. (5:46) Ende se kemi humbur shpresën nga gjykata penale që të arrije t’i parandalon këto sende”, thotë Eroll Kadriu.
Edhe pse Erolli për borxhin ka ofruar kompensime tjera përsëri përmbaruesi ka vendosur që parcela që e bleu 470 mijë euro t`i merret për shkak të borxhit prej 2 milion denarëve që e kishte ndaj kompanisë që funksiononte pa licensë.
Pronar i kësaj kompanie është i biri i një mjeku të njohur në vend. Ditëve në vijim, përvec skemës se si ishte përgatitur mashtrimi, Klan Maqedoni, do të përpiqet që të marrë edhe prononcime nga palët e implikuar në këtë ngjarje./KlanMacedonia
Avni Tahiri