Përkujtim i paharruar
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Më kujtohet si sot kur për herë të parë zbriti në qendrën e fshatit Likovë të komunës së Likoves Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare z. Ali Ahmeti ose siç e quanin në ilegalitet Abaz Gjuka.Asnjëherë nuk do të e harrojë atë tubim dhe atë mikpritje që i bënën shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare e sidomos nga komuna e Likovës.Më kujtohet si sot Aliu veshur me uniformë ushtarake dhe me emblemën e shenjtë ngjitur në xhaketën e uniformës.
Kurr nuk mund të e harrojë Komandant Gurin dhe shumë e shumë eprorë ushtarak të UÇK- së që kishin marrë pjesë në këtë luftë të vitit 2001.Vendi ku mbahej tubimi para komunës të dukej si një koshere bletësh. Aq shumë ishin tubuar njerëz që me të vërtetë që nga ky tubim dhe dalja e Ali Ahmetit para tyre për të i përshëndetur nga krenaria njerëzve iu pikonin lotët prej syve që nuk do të harrojë derisa të jem i gjallë.Aliu pastaj me shokët e tij të luftës do të vendoset në fshatin Shipkovicë të Tetovës, fshat i cili kishte lindur dhe rritur ndër shekuj shumë atdhetarë të penës dhe të pushkës.
Në Shipkovicë ai do të takohet edhe me shumë lider partiak se si do të vazhdohet tani pas përfundimit të luftës dhe në fund pas gjithë atyre konsultimeve Aliu me shokët do të vendosin që të formojnë një parti politike të pagëzuar “ Bashkimi Demokratik për Intregim. Lider i kësaj partie do të caktohet që të jetë Ali Ahmeti.Që në zgjedhjet e para demokratike në këtë parti do të aderojnë shumë njerëz, sepse ishte një parti e dalur nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Kolonat e njerëzve nëpër tubime nuk kishin fund nëpër dubime në tërë Meqedoninë e Veriut.Rreth kësaj teme ka shumë për të shkruar, por unë nuk do e zgjati aq shumë që të bëhet shkrimi im monotonë për lexuesit.
Në fillim do të thoja se me përfundimin e luftës z. Ali Ahmeti nuk duhej të formonte parti politike dhe të jetë lider partie, por do të kisha thënë që të mbetet jasht partive politike dhe të vazhdonte jetën e tij si një atdhetarë i madhë historik i kombit shqiptar me biografinë dhe veprimtarinë e tij që kishte që nga rinia e tij e deri në përfundim të luftërave në Kosovë , Preshevë, Bujanoc e Medvegje dhe në Iliridë.Bagazhi i tij ishte i madhë edhe në ilegalitet, kështu që me këtë bagazh të fortë i një atdhetari Ali Ahmeti do të mbetej një Hero i gjallë i shqiptarisë.
Pas kaq vitesh ku gjendet sot Ali Ahmeti dhe a e mbanë atë bagazh që e kishte deri në përfundim të luftëtrave së fundit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Të krahasojmë tubimet e para 20 vitesh dhe tani ka shumë dallime. Sa e simpatizonin dikur Aliun dhe sa e simpatizojnë sot edhe kjo po shihet se Aliut iu afruan rreth tij disa “komandanta” podrumash që nuk e kishin parë luftë fare me sy.
Në emër të Aliut shumë hajna u bënë mbretrinj saqë edhe filluan të i nënçmojnë ushtarët e vërtetë të luftës, invalidët dhe familjet e dëshmorëve. Bashkimi Demokratik për Integrim dalngadalë u shëndrrua në një kamp politik biznesesh. E gjithë kjo sot në këto zgjedhje të majit Aliun do e sjellin në një pozitë shumë të vështirë saqë më nuk do të jetë Ali Ahmeti ai Abaz Gjuka i dikurshëm.