Maqedoni

Përkeqësohet situata, 14 viktima dhe 396 raste të reja me COVID

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.858 testime të realizuara 396 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 207 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq, 14 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin./TV21