Përkeqësohet gjendja: Ushtria ruse urdhërohet të sulmojë nga të gjitha drejtimet në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se pas refuzimit të Kievit për negociata, të gjitha njësitë janë urdhëruar të kalojnë në sulm në të gjitha drejtimet
Emre Gürkan Abay
Ushtria ruse urdhërohet të sulmojë nga të gjitha drejtimet në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se pas refuzimit të Kievit për negociata, të gjitha njësitë janë urdhëruar të kalojnë në sulm në të gjitha drejtimet, transmeton Anadolu Agnecy (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov ka dhënë deklarata lidhur me sulmin e vendit të tij ndaj Ukrainës.
Duke informuar se 6 anije të marinës së Ukrainës janë fundosur përreth Ishullit të Gjarprit (Snake Island) në Detin e Zi, Konashenkov tha se “Anijet e Ukrainës, kur sulmuan anijet ruse në afërsi të Ishullit të Gjarprit, mjetet ajrore pa pilot (dronët) strategjik RQ-4 Global Hawk dhe MQ-9A Ripper të SHBA-së po fluturonin në zonën ku po ndodhte provokimi”.
Konashenkov tha se kanë parashikuar që dronët e SHBA-së kanë udhëzuar anijet e Ukrainës.
Pasi informoi se do të intensifikojnë sulmet për shkak të refuzimit të Ukrainës për të negociuar me Rusinë, Konashenkov tha: “Pas refuzimit të Kievit për negociata, të gjitha njësitë janë urdhëruar të kalojnë në sulm në të gjitha drejtimet”.
“Sot janë marrë nën kontroll vendbanimet Sçastye, Muratovo, Starognatovka, Oktyabrskaya dhe Pavlopol”, tha Konashenkov i cili shtoi se “I bëjmë thirrje popullit të Ukrainës. Kërkoni nga zyrtarët fajtorë në Kiev që të heqin menjëherë të gjitha armët e rënda në shtëpitë e tyre dhe zonat e banuara në qytete. Dua të theksoj edhe njëherë se forcat e armatosura ruse nuk kanë goditur asnjë vendbanim në qytetet e Ukrainës”.