Përgjim i ri në Youtube: Kërcënohet kryeministri Zaev
Një audio-xhirim 6-minutësh të një bisede është postuar në YouTube me paralajmërime për likudimin e Kryeministrit Zoran Zaev dhe familjes së tij është dërguar në portalin A1on. Sic njofton ky portal, sipas e-mailit dhe titullit të bisedës, thuhet se në këtë xhirim bisedojnë të dënuarit Jane Çento dhe Goran Angelov – Qoseto.
Xhrimi është publikuar në YouTube me emrin “Kulla e vogël”.
Për momnetin, sic njofton A1on, nuk ka informacione se kush e ka xhiruar. Një nga zërat, ku supozohet se janë të Goran Angelov – Qoseto dhe Jane Çento thotë “jam mirë këtu në burg”, nga cka mund të konkludohet se ndoshta xhirimi është bërë derisa ata janë në brug. Jane Çento ishte dënuar me 15 vite burg, kurse Gjykata e Apelit në Shkup ia zvogëloi në 13 vite, derisa Goran Angelov – Qoseto u dënua me 12 vite, kurse Apeli ia zvogëloi në 11 vite. Të dy janë të dënuar për shkak të dhunës në Kuvend më 27 Prill 2017.
E gjithë biseda nuk kuptohet për shkak të tonit të dobët, por sic njofton A1on, në një pjesë të bisedës dëgjohet se “Zaevi do të vdes si qen”, “Do t`ia kthejë të gjitha, “jam I gatshëm të vuaj burg të përjetshëm”, “nëse duhet do të vdes”.
Xhirimi është emëruar si “Jane Çento dhe Qoseto përgatisin likudimin e Zaevit dhe familjes së tij 25.04.2021. Sipas datës, supozohet se kjo bisedë është zhvilluar dhe xhiruar gjatë fundjavës së kaluar derisa në Shkup u zhvilloheshon protesta “Liri për mbrojtësit e Kushtetutës”. /KlanMacedonia