Përgjatë lumit Pçinja shpëtohen tre bjeshkatar dhe një fëmijë
Janë shpëtuar tre persona nga Shkupi të cilët së bashku me një fëmijë 7 vjeçarë dje kanë humbur rrugën në grykën e lumit Pçinja mes fshatit Kozhle, në drejtim të Velesit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bënë të ditur këta katër persona, u shpëtuan mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate, me një varkë nga një shoqate vullnetarësh. I ftohti, errësira, lagështia dhe terreni i vështirë ishin disa nga sfidat me të cilat u ballafaquan ekipet e shpëtimit, ndërsa personat e humbur ishin më të ekspozuarit ndaj të ftohtit të natës, pasi kishin veshur rroba dite të lehta.