Përfundon votimi për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, rezultatet jozyrtare ora 8 e 30 min
Në këto momente ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.
Në garë kanë qenë shtatë kandidat, ndërsa rezultatet e para, KSHZ pritet t’i kumtojë në orët në vazhdim.
Deri në këto momente, sipas të gjitha informacioneve, votimi ka shkuar qetë dhe pa prishje serioze të procesit zgjedhor. Rezultatet e para jozyrtare nga shtabet partiake pritet te behen të ditura rreth orës 20 e 30 minuta, ose orës 21, shkruan Lideri.mk.
KSHZ: Rezultatet e para jozyrtare do t’i shpallim rreth mesnatës
Kurse Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deklaruar se rreth mesnatës do t’i shpallin dhe rezultatet e para jozyrtare të raundit të parë për zgjedhjet presidenciale.
“Ne kemi një tjetër konferencë për shtyp në orën 19:30 në të cilën do të bëhet e ditur pjesëmarrja totale në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Meqenëse të dhënat nga Komisionet Komunale Zgjedhore i marrim me ndihmën e IT-së, shpresojmë se para mesnatës do të kemi më shumë se 50 për qind të rezultateve dhe do të mund t’i shpallim”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në orët e pasdites një konferencë për shtyp.
Kujtojmë se sot qytetarët votuan për president të vendit, teksa nga KSHZ deklaruan se ka pasur jehonë më të lartë të votuesve se në zgjedhjet parlamentare të kaluara.