Maqedoni

Për një vit, në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur 14 shkolla

Numri i nxënësve të rregullt në shkollat fillore në fund të vitit 2022/2023 është ulur për 1,4 për qind, ndërsa numri i nxënësve në shkollat e mesme për 3,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar shkollor, tregojnë të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Sipas të dhënave statistikore, në vitin shkollor 2022/2023 në shkollat fillore ka pasur gjithsej 182.245 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme 66.678 nxënës.

Të dhënat tregojnë se për një vit janë mbyllur 14 shkolla.