September 19, 2024
Maqedoni

Për një ditë janë djegur katër bastore në Shkup

Në Shkup dje u dogjën katër pika bastesh sportive. Dy objektet ndodheshin në territorin e Butelit, ndërsa objekti i tretë në zonën e Gazi Babës.

“Dje në ora 02:24 dhe 03:06 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit janë djegur dy objekte të basteve sportive dhe në një rast nga zjarri është përfshirë edhe objekti fqinj. Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri ndërkaq nuk është raportuar për persona të lënduar”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në orën 03:40 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Bit Pazarit është djegur dera e jashtme e hyrjes së një objekti të basteve sportive. Zjarri është shuar nga kalimtarët e rastit. Një rast i ngjashëm është paraqitur edhe në lagjen e Fushë Topanës.