Kolumna

Për Martin Neshkovskin LSDM kërkonte dorëheqjen e krejt Qeverisë, për 14 viktima në Tetovë nuk e jep as Filipçen!?

Për Martin Neshkovskin LSDM kërkonte dorëheqjen e krejt Qeverisë, për 14 viktima në Tetovë nuk e jep as Filipçen!?

Arjan Aliu

Rasti i Martin Neshkovskit pat tronditur gjithë opinionin në Maqedoni. Shqiptar e maqedonë dhe krejtë bashkësitë tjera etnike u bashkuan atëherë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Gruevski. Më e zëshme ishte LSDM-ja në krye me Zoran Zaevin. LSDM atë kohë kerkonte me ngulm përgjegjësi. Dhe me plotë të drejtë në këtë kerkese e kishte përkrahjen e gjithë shqiptarëve, me përjashtim të atyre që sot i ka partnerë kryesor në Qeveri.
Tani që ka ndodhur një tragjedi me 14 viktima në Tetovë, LSDM nuk e jep as Filipçen. Athua për këtë parti qenka me rëndësi se kush janë viktimat dhe konform emrit e mbiemrit duhet kërkuar përgjegjësi nga autoritetet?
Athua për këtë parti niveli i përgjegjësisë që japin zyrtarët, duhet të varet nga përkatësia etnike e viktimave?
Nëse bëhet fjalë për një Martin, Zoran ose Dragan, përgjegjësia duhet të jetë e nivelit më të lartë, kurse kur bëhet fjalë për Arsim, Agron ose Halim, përgjegjësia duhet të jetë minimale? Absolutisht jo! Përgjegjësia duhet të jetë e njëjtë për çdo viktimë të pafajshme, pa marë parasysh emrin, mbiemrin, etninë ose religjionin e viktimës/viktimave.
Nuk duhet që hetimeve për tragjedinë në Tetovë ti jepen ngjyra të njëjta shtrembërimi, sikurse hetimeve që regjimi i Gruevskit mundohej t’i japë hetimeve për vrasjen e Martin Neshkovskit. Qytetarët nuk do të lejojnë lojëra të tilla!