Për ku po bëhen gati funksionarët e BDI, për në protesta, apo në qeveri?
ZYRTARËT E LARTË PARTIAK NË SELINË E BDI-së EDHE PËR FUNDJAVË
Eksponentë të lartë të BDI-së, por edhe simpatizantë të kësaj partie, nëpër rrjetet sociale me të madhe janë duke shpërndarë mbishkrimin “A jeni gati?” gjë që ka ngjallur pikëpyetje të shumta në opinion.
Ky mbishkrim nisi të paraqiten natën e së shtunës, kur po në rrjetet sociale, u publikua një fotografi në zyrën e kësaj partie në Tetovë me zyrtarë të lartë të BDI-së, me mbishkrimin “Atmosferë pune në selinë tonë edhe gjatë ditës së sotme. Ne jemi këtu dhe gati!”
Por, cfarë janë duke bërë zyrtarët e lartë të integristëve që janë mbledhur në selinë e BDI-së edhe për fundjavë?
Vetë postimi nëpër rrjetet sociale ngjall shumë pikëpyetje. Shumica e komenteve kanë të bëjnë nëse BDI-ja po përgatitet për të dalë në rrugë dhe përmes protestave të shfaq pakënaqësinë lidhur me zhvillimet e fundit në vend, sidomos pas vendimit të Brukselit zyrtar për të ndarë Shkupin dhe Tiranën në rrugëtimin evropian, por edhe shumë cështjeve aktuale sic janë Ligji për Gjuhën Shqipe, ligji për “branitella”, rusishtja nëpër shkolla të Kumanovës e të ngjashme, gjë që nga pushteti aktual, thirrjet për protestë, po cilësohen si skenare destabilizimi për vendin.
Por, jo vetëm kaq!
Nëpër shumë vendbanime shqiptare dhe rrugë e autostrada të frekuentuara kanë nisur të paraqiten banderola ku kërkohet kthimi i Ali Ahmetit në pushtet.
Për cfarë gatishmërie thirrin nga BDI-ja, pritet që zyrtarisht të konfirmohet nga selia blu në Reçicë të Vogël. /tvklan.mk/