BallinaMaqedoni

Për katër ditë 11 nxënës nga Shkupi kanë përfunduar në spital si pasojë lojës “Superman”

Televizioni Kanal 5 raportoi se për më pak se katër ditë, të paktën 11 nxënës të shkollave të mesme kanë përfunduar me lëndime dhe fraktura në trup vetëm në spitalin “Naum Ohridski” në Shkup, duke ndjekur trendin “Supermen” në Tik Tok. Është një sfidë e rrezikshme tek nxënësit e shkollave të mesme, por edhe tek nxënësit e moshës fillore, e cila është gjithnjë e më e pranishme në shkolla, transmeton portali Lideri.mk.

Drejtori i spitalit “Naum Ohridski”, Nebojasha Nastov thotë se fëmijët kanë lëndime të ndryshme.

Bëhet fjalë për lojën “Superman Challenge”, e cila është aktuale në TikTok, për shkak të së cilës një gjimnazist i shkollës “Mihailo Pupin” ka përfunduar dje në spital, konfirmon Kurir.

Në “lojë”, nxënësi i vitit të dytë të shkollës ka rënë përtokë dhe ka humbur ndjenjat gjatë pushimit të madh të djeshëm, prandaj eshte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit-“Shën Naum Ohridski” në Shkup, transmeton portali Lideri.mk.

Që kjo lojë/sfidë është “trend”, vërtetohet edhe nga fakti se deri më tani, ekipet mjekësore kanë ndërhyrë disa herë në disa vende të botës.

Sfida është si në vijim – një grup fëmijësh janë filmuar duke kërcyer përpara duke imituar Supermenin në krahët e shtrirë të bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët më pas duhet ta hedhin mbrapa nga krahët dhe të zbresin në dysheme me këmbë./Lideri