Për herë të parë në histori, një myslimane në krye të policisë së Nju Jorkut
Një grua myslimane emërohet për herë të parë në krye të Departamentit të Policisë në Nju jork. Bëhet fjalë për 38-vjeçaren Filastine Srour, gruaja e parë me origjinë arabe që arrin një nga gradat më të larta, duke hyrë në histori.
Filastine Srour lindi në Bronx nga emigrantë palestinezë. Prindërit e saj vijnë nga fshati Beit Nuba në Palestinë, ku ata jetuan para se të strehoheshin në kampin e refugjatëve në Qalandia, pranë Jeruzalemit, pasi u larguan nga fshati i tyre pas gjenocidit të vitit 1948.
Ëndrra për të hyrë në polici – Kapitenia i sapoemëruar ka një diplomë bachelor në kriminologji dhe një diplomë master në psikologjinë mjeko -ligjore. Ëndrra për t’iu bashkuar policisë filloi që e vogël, kur filloi të admironte luftën kundër krimit dhe angazhimin ndaj komunitetit nga agjentët në lagjen ku ajo jeton. Kështu filloi t’i admirojë ata duke ëndërruar për uniformën. Një ëndërr që realizohet në moshën 21-vjeçare, kur ajo bëhet oficere policie. Që atëherë ajo ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj në patrullim, më pas është emëruar komandante skuadre, ndërsa tani promovohet kapitene.
Një shembull për të gjitha vajzat në botë – Filastine Srour luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e çështjes palestineze në Nju Jork. E fundit ishte të bindte policinë e qytetit të ngrinte flamurin palestinez gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. “Përkushtimi i saj për të luftuar krimin dhe përmirësimin e jetës së njujorkezëve padyshim që do ta çojë atë në vepra të mëdha,” shkroi Nypd Middle East & Turkic Society në një postim në Facebook. Dhe Shoqata e Oficerëve Mzslimanë Nypd shtoi: “Ju jeni një shembull i shkëlqyeshëm dhe një model për të gjitha vajzat në botë”.