Maqedoni

Për gjuajtje me armë në dasma gjobë deri në 500 euro dhe burg deri në pesë vite

Për gjuajtje me armë në kremtime sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, është paraparë gjobë në të holla prej 200 deri në 500 euro (neni 31), ndërsa varësisht nga pasojat, gjuajtja mund të paraqesë edhe vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën është paraparë edhe dënim me burg prej një deri në pesë vite (neni 288 nga Kodi Penal), ka njoftuar MPB.

Këtë informatë MPB e ndërlidh me rastin e në Gllumovë të Shkupit, për ku kanë mbërritur denoncime se ka të shtëna me armë rreth orës 15:23. Nëpunës policorë në vendin e ngjarjes kanë gjetur gëzhoja nga armë zjarri, para shtëpisë së I.S. (51) nga ky fshat, ku ka pasur aheng familjar.

Nga I.S. janë marrë doreza parafine dhe pistoletë “Glok”, ndërsa gëzhojat janë dërguar për ekspertizë. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë adekuate, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB edhe njëherë apelon qytetarët që të përmbahen nga gjuajtja me armë zjarri në ahengje familjare, sepse ajo mund të shkaktojë pasoja të rënda.