Për ata që nuk dinë vlerën e librit! Librat janë lule që nuk vyshken nga stina!
VLERA E LIBRIT
Etem Xheladini
Ta stolisesh dhomën me libra, është me mirë sesa ta zbukurosh me lule, sepse librat janë lule që nuk vyshken nga stina.
Aroma e luleve ta kënaq shqisen e të nuhaturit. Forma dhe ngjyra e tyre ta kënaq syrin, kurse vlera e librave ushqen e kënaq edhe mendjen edhe shpirtin.
Lulet vyshken me kalimin e kohës , ndersa librat e rendësishme fitojnë vlerë me kalimin e kohës.
Libri është kopsht, që mbillet për të tjerët.
Ai na bën të kuptojmë, se sa e vogël është bota e dijeve tona.
Udhëtimi brenda tij është si një udhëtim i gjatë, i shoqëruar me një bashkëbisedim në heshtje.
Edhe pas vdekjes dijetari flet përnes veprave, përnes librit.
Në libër flet shpirti i pavdekur i të vdekurit.
Punimet e shtypura, që mbahen të ruajtura në bibloteka anembanë botës, përmbajnë me të mirën e saj, që brezat e kaluar kanë menduar dhe thenë.
Andaj mos i bëni dhomat tuaja shkretira por zbukuroni e stolisini ato me libra!
Shtëpia pa libra, është si trupi pa shpirt.