Maqedoni

Për 4 muaj janë bërë mbi 90 aborte! Ndërprerje e sigurt e shtatzanisë me medikamente

Gratë që vendosin të ndërpresin shtatzaninë, këtë preferojnë që ta bëjnë me medikamente sesa me ndërhyrje kirurgjike. Nga janari i këtij viti 56 aborte janë kryer në 3 mujorin e parë të shtatzanisë, ndërsa 37 aborte janë kryer në tremujorin e dytë të shtatzanisë. Gjithsej 93 aborte me medikamente për katër muaj. Gjinekologu Gligor Tofoski nga Klinika për Gjinekologji shpjegon se si zhvillohet ky lloj i abortimit.

“Në këtë mënyrë nxjerrja është shumë e ngjashme me fiziologjiken, i ngjashëm me atë normalen. Edhe natyrisht kur ka ndërprerje të shtatzanisë për shkak të indikacioneve të tjera, kjo është mënyrë shumë e ngjashme. Vetë gjakosja zgjat dy tre ditë deri sa nxirret fetusi, megjithatë më pas edhe një periudhë të shkurtër ka gjakosje. Absolutisht është dëshmuar në botë për shkak se që moti përdoret, d.m.th. është shumë e sigurt”, tha Gligor Tofoski – gjinekolog në KGJA.

Përdoren dy lloje të medikamenteve nën mbikëqyrje të mjekut. Çmimi i abortit me medikamente është 5 mijë denarë, ndërsa me ndërhyrje kirurgjike 6 mijë.

“Ministria e Shëndetësisë që të përshpejtojë procesin, miratoi mjete për Klinikën për gjinekologji dhe akusheri të cilat i shfrytëzoi për blerjen e këtyre medikamenteve. Këto dy barëra janë pjesë e listës për medikamente themelore esenciale të OBSH. Ata vlerësohet se duhet të ketë në gjithë botën. Në ndërkohë Klinika i furnizoi dhe për momentin vendi i vetëm ku mund të sigurohen është klinika jonë. Megjithatë kompania që na furnizon me këto barëra është në procedurë për t’i regjistruar në Agjencinë për regjistrim të ilaçeve me qëllim që të gjenden edhe në institucionet tjera”, shtoi Gligor Tofoski – gjinekolog në KGJA.

Përndryshe vitin e kaluar janë bërë 34 aborte në tremujorin e parë të shtatzanisë, 8 aborte nga java e 12 deri në javën e 22-të të gestacionit.