Për 24 orë, Taravari i mblodhi nënshkrimet për të kandiduar si president
Kandidati për president i koalicionit opozitar shqiptar – VLEN, Arben Taravari ka grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për ta zyrtarizuar kandidaturën e tij si president i Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Këtë e bëri të ditur Bashkim Bakiu nga VLEN nga Sheshi Skënderbeu në Shkup.
“Ju njoftoj se në afat rekord, prej 24 orësh u mblodhën nënshkrimet e mbështetësve për certifikimin e kandidatit të koalicionit VLEN për president, doktor Arben Taravari”, tha Bakiu.