Maqedoni

“Për 10 ditë kishin me vete 10 pula”, pronarët e apartamenteve në Ohër ankohen për turistët vendas

Disa nga mysafirët vendas që kanë vizituar Ohrin këtë verë kanë ardhur me çanta me ushqim, të planifikuara saktë për qëndrim dhjetëditor- ankohen pronarët e objekteve private. Për shkak të mungesës së turistëve të huaj, të cilët janë në numër shumë më të vogël këtë sezon, pushuesit vendor ishin më të shumtë në numër. Por për të kursyer buxhetin modest, që duhet të zgjasë një muaj, ka pasur situata të këtilla.

Tek një komshi nga Strumica, erdhën disa mysafirë dhe thanë që nuk do të qëndrojmë pasi frigoriferët janë të vegjël. Ai u tha, si mendoni të vegjël, në çdo dhomë keni frigoriferë. Por, doli se ata kishin me vete 9 kilogram mish të ngrirë, domate, një thes speca dhe katër shalqinj. Dhe ishte e çuditshme. Komshiu u doli në ndihmë për t’u ndihmuar me frigorifer dhe shporet. Disa mysafirë erdhën 10 ditë dhe kishin me vete 10 pula”, tha Vanço Risteski, pronar i objekteve private.
Por, nuk është vetëm kjo pasi ka edhe ndodhi të tjera interesante.

Nëpër banesat ballafaqohemi me vjedhje të peshqirëve, tharësve të flokëve, hekurave për hekurosje. E bëjnë pis objektin, madje edhe nuk e paguajnë shumën e plotë”, theksoi Vanço Risteski, pronar i objekteve private.
Ohri duhet të dijë saktë se çfarë turistë dëshiron, shprehen nga sektori turistik. Shtojnë se ky qytet ka nevojë për turistë që do të shpenzojnë më shumë.

Duhet të bëjmë më shumë përpjekje për t’i tërhequr turistët e huaj. Turistët tanë nuk duhet të neglizhohen, por Ohri gjithmonë mund të ofrojë diçka më shumë. Ne punojmë me turizmin hyrës dhe shumë turistë nga Evropa Qendrore vijnë kurse ne përpiqemi t’i tërheqim ata më shumë sepse janë konsumatorë të një klase shumë më të lartë sesa turistët vendas. Pandemia me koronën na ka goditur rëndë”, tha Apostollis Karajanis, pronar i agjencisë turistike.
Përkundër kësaj, shpesh mund dëgjohen kritika se Ohri është i shtrenjtë, se çmimet janë të njëjta si në det, gjë që punëtorët e turizmit e mohojnë. Gastronomët thonë se këtë dhe verën e kaluar, për shkak të pandemisë së Covid 19, shumë qytetarë vendas kanë ardhur për herë të parë në Ohër ose Strugë, në situatë kur në vend të detit ata vendosën të pushojnë pranë Liqenit të Ohrit.