Pendarovskit i vjen keq, por do ta nënshkruaj Ligjin për shtrenjtimin prej 3.5 denarë të derivateve të naftës
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i pyetur nëse do ta nënshkruaj Ligjin për taksën ekologjike, është përgjigjur se duhet të vendosen disa taksa ekologjikë nëse dëshirojmë të kemi ambient të pastër jetësor.
“Për fat të keq, duhet të shkojmë me disa lloje të taksës ekologjike. Ky është trend në Evropë. Mbrojtja e mjedisit jetësor, do të thotë shumë para. Ne do të kemi mbështetje të madhe nga BE-ja për këtë pjesë dhe para se të bëhemi anëtare, megjithatë vetë nuk mund të shtyjmë atë”, tha Pendarovski në intervistë për Televizionin “Sitel”, duke shtuar se nuk ka shtet evropian që ulë taksat ekologjike.