Pendarovski: Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, ne dalim nga NATO
Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, ne dalim nga NATO. E thënë thjesht, ata do të na përjashtojnë nga Organizata. Nëse ajo zonja (Siljanovska Davkova) mendon se ne në mënyrë të pavarur mund të sigurojmë sigurinë tonë, për të gjithë qytetarët, për kufijtë, për shtetin, duhet ta thotë këtë më mirë. Ky është aventurizëm i rrezikshëm. Pra, për 30 vjet, të gjitha garniturat politike jo rastësisht po përpiqeshin të na futnin në NATO për të marrë një dokument për sigurinë tonë në shekuj.