Pendarovski nënshkruan dekretin e Ligjit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10
Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e një partneri strategjik për zbatimin e projektit të infrastrukturës së Korridorit 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projektin për autostradën Trebenishta – Strugë – QafThanë) dhe Korridori 10 (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ligji u miratua nga shumica e kërkuar dhe asnjë deputet ose grup parlamentar nuk votoi kundër.
Të gjithë institucionet dhe individët që kanë dyshime në lidhje me kushtetutshmërinë e Ligjit, mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese e cila është i vetmi institucion kompetent për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit dhe aktet e tjera të përgjithshme, thuhet në deklaratën e Kabinetit të Presidentit Stevo Pendarovskit.
Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion Biljana Ivanovska ka deklaruar se Ligji përmban shkelje të rënda kushtetuese.
“Ligji përmban shkelje të rënda kushtetuese. Ne nuk do të dorëzohemi duke kundërshtuar zbatimin e tij deri në fund, me të gjitha fuqitë që kemi. Për më tepër, kjo është përgjegjësia e tyre”, tha kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.