Pendarovski në Shtip dhe Probishtip, vetting për gjykatësit, prokurorët dhe politikanët
Kandidati për president i mbështetur nga Koalicioni i LSDM-së, Stevo Pendarovski, mbrëmë mbajti dy tubime, në qytetin e Shtipit dhe Probishtipit, ku njëherit kërkoi votën e qytetarëve për një mandat të dytë.
Vlerësoi se ai e mertion mbështetjen e tyre, pasi që, siç tha, nuk është i njollosur për krim dhe korrupsion.
Pendarovski duke folur për gabimet e qeverisë aktuale dhe qeverive të kaluara, ndau mendimin e tij, se është koha e duhur që të zbatohet një veting i plotë ndaj gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve.
“Është më se nevojshmë të bëjmë një vetting të plotë ndaj gjyqtarëve, prokurorëve edhe politikanëve. Të gjithë ata që qëllmisht me vite me rradhë mbanin lëndë nëpër sirtarë ose nuk mundeshin të vërtetojnë se si disa u bënë milionerë me një pagë, duhet të shkarkohen nga funksionet dhe të vuajnë dënimin, e jo të “ndajnë drejtësi” dhe të konkurrojnë për funksione politike. Opinioni është dëshmitarë se si president, pesë vite me rradhë publikisht i kam gjykuar gabimet e të gjithëve që kanë shkelur ligjin, duke i përfshirë këtu edhe ata që më mbështesnin. Sonte përsëri po e kërkoj besimin tuaj, sepse mund tju shoh në sy dhe t`u tregoj se gjatë pesë viteve të mia në këtë detyrë, nuk kam afera korruptive” – u shpreh kandidati për president nga rradhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Pendarovski para qytetarëve u zotua se do të jetë president i të gjithë qytetarëve. Ai premtimet e opozitës i cilësoi si të rreme, dhe u kërkoi qytetarëve të mos u besojnë politikanëve të cilët ndryshojnë pikëmapjet e tyre.
Kritikoi VMRO-DPMNE-në për mungesë të guximit për të marrë vendime të rënda, dhe kjo i ka kushtuar vendit stagnim zhvillimor dhe ngecje në proceset integruese, tha Pendarovski