Maqedoni

Pendarovski në Gostivar: të rinjtë e dijnë se çdo herë kam qenë bashkëpunëtori i tyre

Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski, sot e ka vazhduar fushatën në Gostivar, ku ka takuar dhe ka biseduar me një grup të rinjsh.

Duke folur për punën e tij të mëparshme si president, Pendarovski theksoi se të rinjtë gjithmonë kanë pasur një vend kyç në programin e tij. Ai tha se i vlerëson dhe shpërblen individët e talentuar, ndërsa i inkurajon që të vazhdojnë të krijojnë dhe përmirësohen si individë dhe profesionistë.

“Nëse duam që të rinjtë të jenë shtytës të ndryshimeve pozitive në shoqëri, duhet të krijojmë kushte për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Të rinjtë e dinë se unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë aleat i tyre dhe numri 1 u garanton atyre një të ardhme të begatë në shtëpi, në një atdhe që do të zhvillohet sipas standardeve dhe vlerave evropiane”, tha Pendarovski.

Ai sot kërkoi mbështetjen e të rinjve të Gostivarit dhe u bëri thirrje atyre që më 8 maj të rrethojnë numrin 1, në mënyrë që, siç theksoi, të vazhdohet rruga në të cilën ka ecur Maqedonia në vitet e fundit dhe t’u ofrohet bashkëmoshatarëve kushte më të mira jetese./Nistori/