Maqedoni

Pendarovski në Çeki: Zgjerimi i BE-së e stabilizon rajonin

Bashkimi Evropian ta zgjeroj praninë në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të ruhet siguria dhe stabiliteti. Kështu porositi presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës së tij zyrtare në shtetin çek, ku ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Çekisë, Petër Pavel.

Pendarovski është shprehur se ajo që më së shumti e vlerësojnë tek ky shtet është mbështetja e qartë dhe e hapur për bisedimet me BE-në.

“Me presidentin Pavel jemi pajtuar se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor si dhe zhvillimi i ri demokratik, varen nga perspektiva e saj evropiane, që është shkak që Bashkimi Evropian ta zgjeroj praninë e saj në rajonin tonë, në mënyrë që të ruhet kredibiliteti i procesit të zgjerimit”, deklaroi presidenti Pendarovski.

Ata kanë folur edhe për raporet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Çekis, për çka sipas presidentit Pendarovski, kanë konstatuar se 6-7 vite ka progres të vazhdueshëm të planit ekonomik dhe rritje të shkëmbimit tregtar.

Vizita e tij në Çeki, do të jetë sot dhe nesër, ndërsa është e paraparë të takohet me kryetarin e Senatit të Parlamentit, Millosh Vistriçil, me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit, Marketa Pekarova Adamova dhe me kryetarin e Qeverisë, Petr Fiala.