Maqedoni

Pendarovski i befasuar me deklaratën e Mickoskit për takimin me presidentin Biden

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski është befasuar me deklaratën e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i cili takimin mes presidentin Biden e quan takim “TikToku”.

“Presidenti Pendarovski asnjëherë nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë që takimet e Mickoskit, për shembull, me Orbanin, t’i quajë takime “TikToku””, reagojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Ata shtojnë se bëhet fjalë për SHBA-të, Hungarinë dhe shumë partnerë të dëshmuar nga bashkësia ndërkombëtarë me të cilët, siç thuhet në reagimin e kabinetit të Pendarovskit, jemi pjesë e të njëjtës bashkësi demokratike me vlera.

“Për këtë shkak duhet të tregojmë respekt më të madh ndaj përfaqësuesve të tyre”, thuhet në reagimin e kabinetit të
Pendarovskit.

Ndryshe, më herët kreu i OBRM-PDUKM-së tha se Pendarovski tregon se si për dy-tre minuta ka pasur takim me presidentin Biden.