Maqedoni

Pendarovski: Gratë rurale meritojnë mbështetje dhe ndihmë të parezervë

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij për Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale tha se padyshim ka shumë punë përpara për të mundësuar pavarësinë ekonomike dhe integrimin social të grave rurale. Ai shtoi se njëkohësisht, kusht i domosdoshëm është mbështetja e lidershipit të grave dhe organizatave që merren me këtë çështje.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Zëri i gruas nga zonat rurale, nevojat e saj dhe problemet me të cilat përballet duhet të dëgjohen, por edhe të zgjidhen. Mbështetja e kësaj kategorie grash nuk duhet të jetë deklarative dhe e qëllimshme, siç është zakonisht, dhe jo vetëm në ditën ndërkombëtare, por thelbësore dhe e përditshme. Prandaj nevojitet angazhimi i të gjithë palëve dhe një partneritet funksional ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile për përfshirjen e grave rurale në procesin e vendimmarrjes në të gjitha nivelet”.

Ai theksoi se është thelbësore të tejkalohen stereotipet dhe vlerësimi tradicional i vendit dhe rolit të gruas në komunitet dhe në shoqëri, i cili është më i theksuar pikërisht në zonat rurale. Në këtë kontekst, temat e ofrimit të pushimit të paguar të lehonisë dhe sigurimit shëndetësor për gratë që merren me bujqësi janë veçanërisht të rëndësishme.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Gratë rurale janë shtylla kurrizore e ekonomisë lokale, duke kontribuar si fermere, punëtore sezonale dhe si sipërmarrëse. Ata, me angazhimin e tyre, mbi të gjitha kontribojnë në mirëmbajtjen e familjes, pra sigurimin e ushqimeve dhe gjërave ushqimore për amvisëri, por edhe në prodhimin që e pregadisin për tregje. Krahas kësaj pune është edhe kujdesi i tyre i përditshëm për familjen dhe barra më e madhe e rritjes së fëmijëve”.

Pendarovski tha se gratë rurale meritojnë mbështetje dhe ndihmë të parezervë nga secili prej nesh, në kuadër të kompetencave tona.