Maqedoni

Pendarovski do të jetë Presidenti i parë që do të vizitojë Greqinë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në intervistën e mbrëmshme në emisionin “360 gradë” njofti se në tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën e Greqisë, teksa do të jetë presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut që do të vizitojë zyrtarisht atë vend.

“Në fillim të tetorit, më 5 dhe 6 tetor, duhet të bëhet vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë”, tha ai.

Ndryshe Pendarovski do të takohet me kryeministrit grek, kryetarin e parlamentit si dhe është i mundshëm edhe një takim me kreun e opozitës.