Maqedoni

Pendarovski: Bullgaria e ka harxhuar potencialin politik në Evropë për të vendosur veto të re

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski mbrëmë në “Kanal 5″, duke folur për problemin dhe zgjidhjen me Bullgarinë, lidhur me integrimet evropiane, theksoi se Bullgaria e ka shpenzuar potencialin e saj politik në Evropë për të qenë në gjendje të vendos veto të reja.

“Unë pretendoj se Bullgaria ka shpenzuar kapitalin e saj politik në Evropë për të bllokuar një kandidat për anëtarësim në Union me këto marrëzi që ka bërë në 3 vitet e fundit. Dhe së fundi, unë pohoj se Europa u tha – ja të paktën diçka për ju, që të mos mbeteni pa asgjë nga të gjitha kërkesat tuaja. Kërkesat e bullgarëve ishin anakronike, jashtë realitetit”.

“Mirëpo, në atë periudhë Evropa, për fat të keq, nuk u mor me Bullgarinë dhe thanë se duhet zgjidhur në mënyrë dypalëshe. Kur Evropa u përfshi në mënyrë indirekte, atëherë thanë – vetëm bullgarët në Kushtetutë, harrojini të tjerat”, tha Pendarovski.