PDSH zgjodhi kryesinë e re dhe miratoi platformën për zgjedhjet lokale
PDSH në Kuvendin Qendror të mbajtur sot ka miratuar platformën zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi tha se ajo ofron zgjidhje të problemeve reale dhe jetësore të shqiptarëve në komunat e tyre.
Ai theksoi se fitorja bindëse do të jetë në Tetovë me profesorin Sadi Bexheti, sepse janë vulosur veprat e tij me punë konkrete.
Në këtë kuvend është miratuar edhe kryesia e re partiake, nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm.
Nënkryetarë janë zgjedhur: Azem Sadiku, Ragmi Isufi, Valbona Toska, Fatmire Isaku, Renata Elezi, ndërsa sekretar është zgjedhur Sali Ajdini.