Maqedoni

PDSH në rrethin e dytë garon vetëm në Studeniçan, përballë do ta ketë BDI-në

PDSH në rrethin e dytë garon vetëm në Studeniçan, përballë do ta ketë BDI-në
S. B. Send an email15:40, 18-10-20210
Azem Sadiki – Ejup Abazi
Azem Sadiki – Ejup Abazi
Kryetari aktual i Studeniçanit dhe kandidati i PDSH-së e ka fituar garën në rrethin e parë ndaj kundërkandidatëve të tij nga BDI dhe ASH-AA, megjithatë për shkak se nuk i ka marrë mbi 50% të votave, në këtë komunë do të ketë balotazh, njofton Portalb.mk.

Aze Sadiki, ka fituar 3.146 vota apo 41.49%, ndërkaq në balotazh do të garojë me Ejup Abazin e BDI-së, i cili mori 2.440 vota ose 32.18%. Për kandidatin e ASH-AA, Fatmir Ejupi, mbaroi gara, pasi që ai mori 1.781 vota, apo 23.49%.

PDSH, në të gjitha komunat ku ka garuar, vetëm në Studeniçan ka arritur që të mbetet në garë për kryetar komune.

Studeniçani ka gjithsej 16.593 votues, ndërkaq në këto zgjedhje votuan 7.583 votues apo 45.70%. Prej tyre, 216 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.