Opinion

Patriotizmi real dhe i sinqertë duhet të dominon ndaj çdo lloj patriotizmi tjetër

Ejup Berisha

Deri para disa muajsh shqiptarët e mi ishin patriot por vetëmse verbal. Për ata që nuk e njohin fjalën verbal do tua përkthej e kjo do të thotë se deri dje shqiptarët e mi ishin patriot por vetëmse me fjalë apo vetëm me gojë e jo me punë, me vepra reale dhe gjëra konkrete. Pra gjatë kohe shumica e shqiptarëve e donin kombin por vetëmse me fjalë të kota.Ky patriotizem që përdorej gjatë kohë por që nuk solli asnjë levërdi për kombin është aktual akoma por tani ai ka filluar të zëvendësohet me një lloj të ri të patriotizmit. Ky lloj i ri njihet si Syber Patriotizëm. Ky lloj i ri i dashurisë ndaj kombit është aktualizuar me zhvillimin dhe me marrjen hov te teknologjisë informatike. Patriotët e ri quhen Syber Patriot. Prandaj i përshëndes këta patriotë shqiptar Tungjatjeta kjo përshëndetje u dedikohet patrioteve të internetit të cilët sot janë shtuar dhe janëme shumicë. Të tillë sot ka me bollëk ndërsa patriotët e vërtetë kanë kaluar në rend të tretë pas atyre verbal dhe spijun patriotëv. Kjo është dëshmi se sot kanë filluar të dominojnë patriotët fiktiv e jo ata të realtit. E sa për informim kombi duhet të duhet përher realishtë me vepra, me punë e me veprime konkrete e jo vetëmse me fjalë, me këngë dhe me postime të shqiponjës dy krerëshe dhe të heronjëve të kombit në internet. I kuptoj patriotët e internetit pra e kuptoj se më lehtë është që kombin ta duan fiktivisht sesa realishtë.Të mos keqkuptohem nuk jamë kundër patriotizmit që manifestohet si dashuri dhe respekt i vërtetë, i realite dhe i sinçerte për kombin por jamë kundër patriotizmit që manifestohet vetëmse përmes internetit apo vetëmse me fjalë dhe me postime të kota në internet me të cilat veprime patriotike ne jemi ngopur shumë. Vetvetiu kuptohet se kombi duhet të duhet në të gjitha mënyrat duke mos e përjashtuar as internetin sepse jetojmë në kohë siç thashë më lartë të lulzimit të teknologjise informatike. Dhe do të themë se ato kombe që përparojnë në kete teknologji ato tani e tutje do të përparojnë edhe në të gjitha fushat e jetës shtetërore dhe shoqërore. Por interneti nuk duhet të shfrytë
zohet vetëmse për të manifestuar patriotizëm të shfrenuar dhe joreal me qëllim qe të merren sa me shumë pëlqime në internet por ky duhet të përdoret për të bërë punë vepra dhe veprime te shumta reale, konkrete, të duhura dhe të mençura në interes dhe në të mirën e zhvillimit dhe të përparimit të kombit.