Patentat e rreme, 4 persona pranuan fajin
Katër persona nga grupi i cili ka lëshuar leje të falsifikuara për vozitje e kanë pranuar fajin për veprën e kryer- njoftojnë nga Gjykata Penale. Gjykimi është në fazën e debatit kryesore kurse gjatë debatit, që zgjat tashmë disa muaj, një person ka ndërruar jetë. Për momentin gjykohen gjithsej 31 persona. Më 3 shkurt të këtij viti, policia informoi se ka ngritur kallëzime penale ndaj 36 personave për falsifikim të lejeve të vozitjes, prej të cilëve pesë për keqpërdorim të pozitës kurse të tjerët për nxitje në kryerjen e veprës. Sipas MPB-së, shërbimet e Ministrisë kanë lëshuar leje vozitjeje, edhe pse personat nuk e kanë kaluar provimin e vozitjes. Gjithsej janë lëshuar 28 leje të këtilla. Prokuroria ka sqaruar skemën me të cilën kanë funksionuar të akuzuarit.
Prokuroria
“Në periudhën prej 26 nëntorit 2019 deri më 19 maj 2020, të nxitur nga të pandehurit e tjerë, kanë plotësuar kërkesa për dhënien e patentë shoferëve në të cilat kanë shkruar të dhëna të pavërteta, i kanë lëshuar në procedurë, kanë kryer miratim dhe kanë lëshuar patentë shoferë. Në këtë mënyrë, ata u kanë mundësuar aplikantëve të marrin patentë shoferi të kategorisë B, edhe pse nuk i kanë plotësuar kushtet për atë, respektivisht nuk e kanë kaluar provimin. ”
Ndërsa sot, fjalët përfundimtare i thanë edhe tre të pandehur në rastin “Sozia”, i cili i referohet lëshimit të pasaportave të rreme, 214 në numër, kryesisht për kriminelët nga rajoni. Prokuroria kërkoi dënime, ndërsa mbrojtja e të pandehurve kërkoi që ata të lirohen. Në këtë rast akuzohen 11 persona. Shtatë e pranuar fajin, një e pandehur për arsye shëndetësore nuk erdhi në gjykatë, por edhe ajo njoftoi se do e pranonte fajësinë. Aktvendimin për tre të tjerët Penalja do të publikojë më 11 qershor.