Maqedoni

Pastrohen 150 metra kubë mbeturina nga deponitë e egra

Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup kanë pastruar rreth 150 metra kubë mbeturina të deponuara në mënyrë të parregullt nga sipërfaqet publike dhe trafiku në komunat të Shkupit, Karposhit, Gjorçe Petrovit, Çairit, Aerodromit, Qendrës dhe Butelit.

Siç kumtoi Ndërmarrja publike, në kuadër të aktiviteteve është pastruar tërë rajoni rreth varrezave të qytetit në Butel, ku janë hequr përafërsisht 60 metra kubë mbeturina nga deponitë e egra. Është intervenuar edhe rreth urës Bellasica në afërsi të Stacionit hekurudhor, ku janë marrë dhe transportuar nga hapësirat publike 40 metra kub mbeturina nga rrugët “Vladimir Komarov” në Komunën e Aerodromit, “Vasil Çakalarov” në Komunën e Karposhit, “Ferid Murad” në Komunën e Çairit dhe “Boris Sarafov” në Komunën e Gjorçe Petrovit në Shkup, si dhe përgjatë bulevardit “Ilinden”.