Maqedoni

Pasnesër ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 21/98 dhe 18/07), 8 dhjetor 2023 (e premte) , “Shën Klimenti i Ohrit”, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju uron të gjithë qytetarëve festën e “Shën Klimentit të Ohrit”.