Pasi vdekjes së një foshnje, Mexhiti anuloi angazhimet tjera dhe udhëtoi në Manastir
Pas informimit për të porsalindurin e ndjerë, ministri Fatmir Mexhiti ka anuluar të gjitha angazhimet dhe ka vizituar sot Spitalin Klinik të Manastirit për të parë në vendngjarje se çfarë ka ndodhur. Në të njëjtën kohë, ministri u takua me nënën dhe i shprehu ngushëllimet e thella.
“Drejtori i spitalit, dr. Aleksandar Obednikovski, deklaroi se gjatë lindjes ka pasur bradikardi, e cila përveç reanimacionit kardiopulmonar ka rezultuar me vdekje. Nga drejtori është urdhëruar autopsia dhe me urdhër të ministrit nesër do të bëhet inspektimi i jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor për të përcaktuar rrjedhën e trajtimit të të porsalindurit të vdekur”, njoftoi Mexhiti.