Maqedoni

“Pasaportat për kriminelët”, burg edhe për një zyrtar të MPB-së

Ka mbaruar gjykimi për dhënien e pasaportave të falsifikuara. Gjykata dënoi të akuzuarit e mbetur që nuk pranuan faj dhe dëshmuan pafajësinë e tyre në gjykatë. Faruk Buki u dënua me tre vjet burg ndërsa Vesna Kolevska dhe Branislava Shpishiq u dënuan nga një vit me kusht. Të tre janë zyrtarë në Ministrinë e Brendshme.

Krijimi i kërkesës për lëshimin e pasaportave është bërë pa datë të paracaktuar në sistem. Provat materiale vërtetojnë qartë mungesën e dosjeve të personave që janë përdorues të pasaportave që i nënshtrohen kësaj procedure, ndërsa të gjitha dosjet e tjera për të gjithë personat ekzistojnë në arkivin e shërbimit”, theksoi Ola Ristova, gjykatëse.

Gjykata gjatë prezantimit të dëshmive ka vërtetuar se pasaportat, kryesisht personave të nëntokës, janë dhënë me procedurë të përshpejtuar.

Nga momenti i pranimit të kërkesës, për gjashtë minuta, për 11 minuta, për 26 minuta, që është e pamundur, e njëjta u vërtetua se edhe në procedurën më të shpejtë ligjore, dokumenti i udhëtimit mund të jepet për 24 orë”, tha Ola Ristova, gjykatëse.

Për përpunimin e pasaportave të rreme akuzohen 11 persona, prej të cilëve tetë pranuan fajin paraprakisht. Sipas organeve kompetente, janë dhënë 214 dokumente të rrejshme të udhëtimit, kryesisht për kriminelë që kërkohen me urdhërarreste ndërkombëtare. Gjithashtu janë përdorur identitete të shtetasve të Maqedonisë që asnjëherë nuk kanë aplikuar për dokument biometrik. Pasaportat janë përpunuar në periudhën qershor 2017 deri në fund të vitit 2020 kurse kriminelët kanë paguar çmim prej 20.000 eurove për një pasaportë.