Maqedoni

“Pasaportat”, i akuzuari Raif Miftari dorëzohet në Shutkë

I akuzuari Raif Miftari, në aferën “Pasaportat” është dorëzuar në burgun hetues në Shutkë, mëson Alsat. Miftari ishte në arrati që nga 6 prilli kur u realizua aksioni për arrestimin e nëpunësve në MPB që me vite kanë dhënë pasaporta me identitet të rrejshëm, personave të nëntokës kriminele nga rajoni. Sipas aktakuzës Miftari llogaritet si ndërmjetësues për përpunimin e dokumenteve të udhëtimit. Përkundër tij janë akuzuar edhe dhjetë persona të tjerë, të gjithë nëpunës në MPB. Nga këto dhjetë persona 10 janë në paraburgim, për tre persona ka masa të tjera, ndërsa një person është në paraburgim për dhënien e patent shoferëve të rrejshme. Informatën se Raif Miftari është dorëzuar vetë, për Alsat e konfirmuan edhe në Burgun Shutkë.

Kundër tij u ngrit edhe një flet arrest ndërkombëtar. Siç njoftoi dje Alsat, gjykimi për këtë rast fillon më 5 maj.