Pas Shqipërisë dhe Kosovës, edhe Maqedonia e Veriut ndalon konsumimin dhe shitjen e salsiçeve Wuddy
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterineri në Maqedoninë e Veriut ka urdhëruar tërheqjen e produkteve të mishit të përpunuar nga kompania Wudy.
Nga Agjencia thonë se në produkte është konstatuar prania e bakterit Listeria monocytogenes.
“Bazuar në njoftimin e marrë për një produkt të pasigurt të vendosur në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, salsiçe hotdog nga marka Wudy, ku në një vend anëtar të BE-së, është konstatuar prania e bakterit Listeria monocytogenes ST 155, me pikë kontakti nga (RASSF) i Bashkimit Evropian, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) urdhëroi urgjentisht tërheqjen e serive të pasugurta të këtij produkti”, thonë nga AUV.
Nga AUV thonë se në depot e kompanisë që importon të njëjtat produkte në Maqedoninë e Veriut janë konfiskuar 3.030 kg produkte, të cilat do të asgjësohen.
“Konsumatorëve të cilët kanë blerë seritë e treguara të produktit u bëhet thirrje që të mos t’i përdorin ato, pra t’i kthejnë në vendin ku janë blerë. Qytetarët për çdo parregullsi në lidhje me sigurinë ushqimore mund të denoncojnë personalisht pranë Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit pranë AUV-së, në linjën telefonike falas të destinuar për konsumatorët 0800 3 22 22”, thonë nga AUV.