Pas mesnatës arrestohet 22-vjeçari, kërkohej me fletarrest
Sot, në ora 01:15 është arrestuar një 22-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti kërkohej me fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetësh.
“Më 14.08.2021, rreth orës 01.15 para objektit hotelerik në Parkun e Qytetit në Shkup policët e SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.S.(22) nga Shkupi. Për të njëjtin ishte shpallur fletarrest qendror dhe urdhër nga Gjykata Themelore Penale Shkup për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh. S.S. është dorëzuar në Stacionon Policor në Karposh, pas çfarë do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimi”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.