Pas Daçiç, edhe Ana Bërnabiç bojkoton foton familjare në Samitin e Procesit të Berlinit
Pas ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka bojkotuar foton familjare në Samitin e Procesit të Berlinit.
Në përfundim të sesionit të parë të këtij Samiti, liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, u mblodhën për foton zyrtare të takimit, mirëpo Bërnabiç mungoi.
Shkak ka qenë prezenca e flamurit të Kosovës.