Maqedoni

Pas 7 vjetësh, shfaqje në objektin e rinovuar të Teatrit Shqiptar të Shkupit

Më 10 korrik, do të hapet Teatri Shqiptar i Shkupit pas 7 vjetësh rinovim.

Hapja do të bëhet me shfaqjen “Bregu i pikëllimit” nga Teki Dervishi, në regji të regjisorit nga Shqipëria, Altin Basha.

Rinovimi i Teatrit Shqiptar filloi në vitin 2014. Deri më tani janë shpenzuar 10.5 milion euro. Disa herë ishin shkelur afatet për përfundimin e punimeve dhe fillimin me punë të teatrit. Por edhe pasi përfunduan punimet, reshjet e shiut zbuluan se puna nuk është bërë si duhet, pasi çatia pikonte gjithandej./TV21