Opinion

Partitë politike po rikonfirmojnë platformat dhe programet zgjedhore!

Shkruan: Etem Xheladini

Platforma parazgjedhore është dokument shumë i rëndësishëm i partive politike për komunikimin me qytetarët. Përmbajtja e platformës harmonizohet me vizionin kryesor që ka subjektit politik, si dhe me ofertat e kundërshtarëve politikë dhe forcave të tjera politike në vend.
Se tani do të mvaret kush na ofronë programë zgjedhore, me platformë politike nga partitë e shumta që garojnë për zgjedhjet parlamentare, e presidenciale që do të mbahen këte vit, për të na bindur se cila do të angazhohen si parti, që në këte mandat do të luftojnë nëpërkëmbjen në bazë etnike, korupcionin, influacionin, bixhozin, papunësinë, mjerriminë, si dhe do të agazhohet për avansimin e statusit të shqiptarëve, nga 20%, në komb element shtetëformues, kthimin e rinisë në vatrat e tyre, cilësisë së jetës, sundimit të paqës, ngritjes së vetëdijes qytetare, ngritjes së standardit ekonomik, shëndet më të mirë dhe afrimin mes njerëzve.
Bazuar në këte mendoj se qytetarët duhet t’i shikojnë programet e partive politike dhe të votojnë për platformat e programet e jo për liderët e tyre.
E në këte mënyrë duhet bërë me dije se do të jenë në shërbimë të qytetarëve, dhe jo në shërbim të qeveritarëve e politikanëve.