Kolumna

Partitë politike apo Mega-korporatat e fjalëve dhe premtimeve të kota

Shkruan: Ejup Berisha

Vendi ynë RMV ndodhet në vazhdën e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtu më 17 tetor, dhe personat e kandiduar nga Partitë politike për të marrë poste të Kryetarëve të komunave dhe të këshilltarëve komunal për ti joshur votuesit janë vënë në akcion për ti prezentuar programet dhe platformat e partive të tyre para qytetarëve zgjedhës me qëllim që këtyre të fundit tua marrin votat . Programet janë përmbledhje të projekteve dhe punëve që premtohen se do ti realizojnë kandidatët nëse fitojnë në zgjedhje në rastin konkret në zgjedhjet lokale të këtij muaji. Duke e ndjekur rrjedhën e fushatës parazgjedhore të krijohet përshtypje se njësitë e vetqeverisjes lokale te ne janë shëndrruar në periferi të Parajsës nëpër të cilat ka rrjedhur apo dhe do të rrjedh vetëmse qumështi dhe mjalti e jo se të njëjtat janë vende monotone dhe të gërditshme ku shumica e qytetarëve janë në hall për ti siguruar gjërat elementare për jetë, apo dhe dhe në vende ku mungojnë gjërat e tjera elementare si infrastrukturë e rregulluar mirë rrugorë cilësore ,kanalizim, ujë i pijshëm apo dhe shërbime të tjera të nevojshme komunale . A e dini se pse ndodh që fushatat të duken se jenë ngjarje shumë të bukura dhe tërheqëse sepse gjatë periudhës sa zgjasin ato dëgjohen plot premtime shumë të bukura dhe të ëmbla nga kandidat të ndryshëm saqë mund të thuani me vetvete lum ne se ku jemi duke jetuar apo dhe tërë kohës ta lusni Perendinë që të vazhdoj kjo ëndërr e bukur e prezentuar nga përfaqsuesit e Partive politike. Dhe sa kohë zgjasin këto ëndrra shumë të bukura dhe të këndëshme pra këto zgjasin deri në kthimin në jetën normale dhe reale apo deri atëher kur njerëzit ta shohin dhe kuptojnë se më shumë se 85 përqind e premtimeve të dhëna nga politikanët jo vetëm që nuk realizohen fare por ato edhe harrohen plotësisht si nga ana e funkcionarëve politik por edhe nga vet qytetarët. Do të thotë se përqindje shumë e madhe e premtimeve të dhëna gjatë fushatave lirisht mund të hyjë në kategrorinë e fjalëve të kota apo edhe të gënjeshtrave të bukura dhe të ëmbla pa gjasa për realizim. Pse nuk realizohen pra shumica e premtimeve të dhëna nga politikanët ato pra nuk realizohen për shkak se te ta nuk ka as dëshirë dhe as vullnet që ti realizojnë shumicën e premtimeve të dhëna. Prandaj mendoj se ka ardhur koha që të formohet një lëvizje qytetare që do të duhet të quhet Politikan më pak gënjeni e më shumë realizoni. Te ne pra me fjalorin ekonomik kemi suficit shumë të madh të fjalëve dhe të premtimeve të kota dhe deficit shumë të madh të realizimeve të premtimeve të dhëna apo të projekteve dhe punëve të premtuara për ti realizuar nga ana e përfaqsuesve politik. Prandaj lëvizja qytetare që propozoj të formohet dhe të funkcionoj e që do të quhej Politikan më pak gënjeni dhe më shumë realizoni funkcionarëve politik në vazhdimsi duhet tu apeloj që mos të gënjejnë shumë por më tepër të realizojnë, a e dini pse sepse mandati politik që mirret më shumë duhet të jetë aktivitet realizimi e jo mosrealizimi i premtimeve nga ana e funkcionarëve politik.
Pra fjala është për realitimin e premtimeve pas fushatës sepse punët qalojnë më së shumti në sferën e realizimit të premtimeve në politikë.
Prandaj lëvizja duhet të insistoj që të ketë më shumë realizime seç realisht bëhen gjat mandateve të funkcionarëve të zgjedhur
Lëvizja gjithashtu duhet që të rikujtoj se është shumë turp që të flitet kot dhe të premtohet shumë nga ana e tërë atyre grave dhe burrave të rritur një pjesë e të cilëve pas 17 tetorit do të jenë në poste të kryetarëve të komunave dhe të këshilltarëve komunal.
Duke e pare dhe dëgjuar nivelin e fjalëve të kota dhe të premtimeve shumë të mëdha e që nuk do të kenë ndoshta realizim lirisht mund të thuhet se Partitë politike te ne janë shëndrruar në mega korporata të fjalëve të kota apo dhe të premtimeve shumë të mëdha që më vonë konsiderohen edhe si genjeshtra të kulluara.
Pra kush thotë se Partitë politike këtu te ne nuk janë rritur dhe zhvilluar. Këto organizata politike në sferën e fjalëve të kota, manipulimeve dhe gënjeshtrave janë zhvilluar rritur dhe organizuar tej mase, të njëjtat pra nga dyqane shumë të vogla janë shendrruar në Mega korporata apo në industri gjigante propagandistike për të gënjyer Dhe për fund një fjalë popullore thotë me fjalë të kota, premtime të mëdha, si dhe me gënjeshtra e manipulime nuk shkohet në Parajsë e te ne këtu me to politikanët duan që ta prezentojnë të tashmen dhe ta ndërtojnë të ardhmen e bukur, premtuese dhe përparuese.