Partia për Lëvizjen e Turqve do të përkrahë Pendarovskin për president
Partia për Lëvizjen e Turqve – THP në Kuvendin Qendror njëzëri e ka përkrahur kandidatin për president të LSDM-së dhe president aktual, Stevo Pendarovski.
– Besojmë se Pendarovski në pesë vitet e kaluara me ndershmërinë, transparencën dhe përkushtimin e tij arriti ta rikthejë integritetin e lëkundur institucionit të Presidentit. Gjatë gjithë mandatit të Pendarovskit kemi pasur komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm për përmirësimin e pozitës së komunitetit turk si dhe për politikat që ishin në interes të shtetit, përkatësisht në rrugën drejt qëllimeve strategjike. Besojmë se bashkëpunimi do të vazhdojë me dinamikë më të madhe edhe në mandatin e dytë të Pendarovskit, njoftojnë nga partia.