Kosovë

Parlamentin Evropian mbështetet liberalizimin e vizave për Kosovën me shumicë dërmuese votash

Parlamenti Evropian në seancën e sotme me shumicë dërrmuese kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion,Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimet plenare për raportin e Kosovës, shumica dërrmuese e ka mbështetur liberalizimin e vizave”.

Tutje Cramon i ka bërë thirrje që njësoj të veprojë edhe Këshilli i BE-së.

I njëjti raport për Kosovë ishte miratuar nga Komisioni për politikë të jashtme i PE-së në muajin shkurt në të cilin iu bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.