Park përkujtimor për viktimat nga aksidenti në Llaskarcë
Me qëllim përjetsimin e tyre, me iniciativë të familjarëve të viktimave nga tragjedia e Llaskërcës, Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”, në parkun e vogël në qendër të qytetit, mbolli 16 pemë në përkujtim të 16 viktimave nga kjo tragjedi.
Periudhën në vijim, do të bëhet edhe rregulli hortikulturor i hapësirës dhe do të vendoset një pllakë përkujtimore me emrat e 16 të ndjerëve.
“Ne e mbështetëm këtë nismë dhe dhamë një kontribut. Një pjesë e hapësirës në parkun e vogël do të rregullohet hortikulturisht në periudhën e ardhshme dhe do të përfaqësojë një vend të denjë që do të mbajë kujtimin e jetëve të humbura tragjikisht, thonë nga NP “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi”.