Maqedoni

Kandidatja për presidente të RMV-së po insiston largimin nga NATO

Kandidatja për presidente të Maqedonisë së Veriut, Biljana Vankovska, deklaroi se është e nevojshme të fillohet procedura për daljen e këtij vendi nga NATO.

“Si një vend i varfër që nuk ka zhvillim ekonomik dhe çdo vit ndan më shumë se dy për qind të produktit kombëtar për NATO-n, ai vetëm zhytet në varfëri dhe ajo që ndajmë shkon për financimin e luftërave të njerëzve”, tha Vankovska para qytetarëve të Komunws sw Karposhit në Shkup.

Profesoresha universitare përsëriti angazhimin nga programi i saj zgjedhor për miratimin e një Kushtetute të re që nuk do të jetë etnike, por civile, e bazuar në parimet e “drejtësisë së klasës shoqërore dhe mundësive të barabarta”.

“Është e nevojshme të miratohet një Kushtetutë e re në vend që të mposhtim njëri-tjetrin se kush do të hyjë në preambulë. Ajo Kushtetutë do të jetë moderne, sepse ne do ta miratojmë për vete si një komunitet politik që nuk do të ndahet sipas kuotave etnike, me oligarki dhe etnotribalizëm, por një kushtetutë shoqërore, e bazuar në parimet e drejtësisë së klasës shoqërore dhe mundësive të barabarta”, tha Vankovska.