BallinaMaqedoni

Parashikimi i motit

Moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Sidomos pasdite do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 23 gradë.

Nën ndikimin e valëve të lagështa, deri në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Nesër do të ketë paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie.

Nga dita e premte, e sidomos gjatë fundjavës, për shkak të zbritjes së një mase ajrore të ftohtë, reshjet në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të krijohet një mbulesë e re bore. Reshjet herë pas here do të kenë karakter të bollshëm, ndonjëherë mbi 40 l/m2 për një periudhë të shkurtër.