Parandalohet kontrabanda me telefona “Iphone” dhe “Samsung” në vlerë prej 7 milion euro
Policia e Shkupit dje në mbrëmje kanë parandaluar kontrabandimin e rreth dy tonë celularë të paketuar në paleta.
Pajisjet celulare ishin modele premium nga markat “iPhone” dhe “Samsung”. Sipas vlerësimeve fillestare bëhet fjalë për rreth 10 mijë celularë me vlerë rreth 7 milionë euro.
Policia e Shkupit për konfiskimin e ka njoftuar menjëherë Prokurorinë Publike kompetente, por ka raportuar edhe në shërbimin mobil doganor. Drejtoria doganore po pret të hetojë se si kjo ngarkesë e madhe ka arritur të hyjë në vend pa u vënë re.