Kolumna

Paralelisht me “ngrirjen” e çmimeve, Qeveria t’i “ngrohë” xhepat e qytetarëve me rroga më të larta

Shkruan: Ejup Berisha

Qeveria është organi më i lartë egzekutiv në shtet.E njëjta merret me zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore si dhe kryen funkcione dhe aktivitete të tjera të parapara me Kushtetutë dhe me ligjet egzistuese të një shteti. Qeveria jo vetëm që zbaton ligje por ka kohë që e njëjta është edhe faktori më shpeshtë i inicimit të miratimit të ligjeve dhe akteve tjera nënligjore të cilat i miraton Kuvendi i Republikës si organ më i lartë ligjvënës.
Në realitet egzistojnë disa lloje të Qeverive: Lloji i parë është Qeveria politike, i dyti qevria teknike, i treti është ajo e ekspertëve, i katërti qeveria byrokratike, i pesti është Qeveri e pakicës, i gjashti lloj është i shumicës dhe lloji i shtatë është Qeveria Demokratike.

Së fundmi e kemi edhe një lloj tjetër të Qeverisë që njihet si Frigorifer Qeveria. Këtë lloj Qeverie e hasni këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me eskalimin e luftës në Ukrainë shumica e prodhuesve të mallrave për konsum të gjërë dhe shumica e ofruesve të shërbimeve në përpjekjet e tyre për përfitime më të mëdha në mënyrë marramendëse filluan që ti rrisin cmimet e produkteve për konsum dhe të shërbimeve të tyre. Vendi dhe qytetarët gjendur në këtë situatë të pavolitshme ekonomike e kanë obliguar Qeverinë Republikane që me masa dhe aktivitete të ndryshme administrative të reagoj dhe të mundohet që ti mbaj nën kontrollë tendencat për rritje të mëtejme të cmimeve të produkteve të shumta për konsum dhe të shërbimeve në treg. Ajo ka zgjedhur që si masë ta zbatoj aktivitetin e ngrirjes së cmimeve. Meqë Qeveria e RMV-së informoi që ka ngrirë disa cmime të produkteve dhe të shërbimeve këtu te ne kjo asaj ia jep epitetin e Frigorifer Qeverisë, ndërsa njeriut të parë të egzekutivit Kryeministrit ia jep epitetin e shefit të akullt të egzekutivit.

Duke marrë masa të njëpasnjëshne për ngrirje cmimesh Qeveria po harron se duhet intervenuar edhe në rritjen e standardit tejet të rënduar dhe të ulët të qytetarëve e jo vetëm të deklaroj se po i ngrinë cmimet e këtyre dhe atyre produkteve dhe shërbimeve. Qeveria i ka rritur pagat dhe pensionet e qytetarëve por këto rritje nuk janë të mjaftueshme. Nëse Qeveria vazhdon që mos ti ngroh xhepat e qytetarëve me paga më të larta atëher ajo rrezikon që ti ngrinë qyetetarët e vendit të cilët nga ngritja e pakontrolluar e cmimeve do të ngelin pa fuci blerëse në treg. Qeveria pra në rastin e ngritjes së pagave duhet të vepron si shporet e jo si frigorifer sepse kështu duke i ngrirë pagat do ti ngrinë qytetarët e RMV-së.